Mëngjesin e sotëm një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur aksin rrugor Kopik-Bajzë ku dyshohet se automjeti me drejtues L.M., ka përplasur 66-vjeçarin me iniciale R.SH. Si pasojë e plagëve të marra 66-vjeçari ka humbur jetën.
Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatit nga shërbimet e policisë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.