Në zonën e fshatit Mërtiraj të njësisë administrative Vllahinë ka shpërthyer një zjarr me përmasa të mëdha.
Era është duke e favorizuar zjarrin të përhapet me shpejtësi duke djegur sipërfaqe me kullotë në shpejtësi.
Zjarri vazhdon të përhapet me shpejtësi ndërsa zjarrfikësit e Selenicës e kanë të vështirë të ndërhynë për shkak të terrenit te thyer.
Në vendndodhje ndodhen 6 automjete të zjarrfikësve të ardhur nga Vlora dhe Fieri.