-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri në Malin e Thatë, Arben Cara: Do të vlerësohet situata, nëse duhet do të kërkohet ndërhyrje nga ajri

Kryesoret

Prej gjashtë ditësh vijon të digjet Mali i Thatë ku nga flakët e zjarrit po rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Prespës. Në terren për të vëzhguar situatën e zjarrit ndodhet Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikësve Arben Cara , i shoqëruar edhe nga perfekti i qarkut të Korçës Nertil Jole.

Arben Cara u shpreh se zjarri vijon të jetë ende aktiv dhe po punohet nga ajri dhe toka.

“Dje kemi aktivizuar helikopterin “Coogar” i cili ka punuar për një kohë të gjatë dhe ka bërë të mundur mbylljen e një vatre zjarri me perimetër goxha të gjerë. Ditën e sotme që në orët e para të mëngjesit kemi aktivizuar rreth 80 forca operacionale nga MZSH, tre bashkitë Korçë, Maliq, Pogradec, në ndihmë të bashkisë Pustec pranë zjarrfikësve të Pustecit, forca operacionale nga ushtria, agjencia e zonave të mbrojtura, forca të emergjencave civile të cilat aktualisht janë duke shkuar tek vatra e zjarrit e cila kërkon të paktën një kohë minimumi prej tre orësh në këmbë”, tha Cara.

Ai u shpreh se do të vlerësohet situata dhe nëse do të vazhdojë do të kërkohet një ndërhyrje e specializuar nga ajri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit