Pas rrëzimit të avionit në Brazil të Sao Paulo humbën jetën 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Viktimat e shkaktuara nga ky rrëzim po nxirren nga vendi i aksidentit.
Sipas BBC, trupat e 35 meshkujve dhe 28 femrave u dërguan në një morg në qytetin e São Paulo, ku do të identifikohen dhe do t’u jepen familjeve. Dy nga viktimat, piloti dhe bashkëpiloti tashmë janë identifikuar. Kapiteni Danilo Santos Romano, 35 vjeç, ishte viktima e parë e identifikuar. Anëtarët e familjes do të qëndrojnë në një hotel në qytet për të ndihmuar në identifikimin e viktimave.
Për identifikimin e trupave ekipet po mbështeten në një numër faktorësh. Këtu përfshihen dokumentet dhe pozicioni i trupave në lidhje me ndenjësen, si dhe telefonat celularë të gjetur pranë disa prej viktimave.