-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Rama refuzon ti dorëzojë BKH-së dhe SPAK-ut dosjen e Pëllumb Gjokës

Kryesoret

Koordinatori Rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike Klevis Balliu në një deklaratë për mediat tha se Edi Rama kërkon që të mbrojë deri në fund partnerin e tij të pushtetit të vet, urdhëruesin e vrasjeve, trafikantin Pëllumb Gjoka.

“Sipas burimeve mediatike Rama refuzon t’i dorëzojë Byros kombëtare të hetimit dhe SPAK dosjen e Pëllumb Gjokës si investitor strategjik që e ka firmosur si të tille Edi Rama. Jo vetem kaq, por për ta çuar mbrojtjen e trafikantit Gjoka deri në fund, Edi Rama refuzon t’i heqë edhe statusin e investitorit strategjik”, tha Balliu.

Ai u shpreh se vetëm në një narko-shtet trafikantët mund të licensohen si një investitor strategjik.

“Pushteti i Ramës është pushteti i Gjokave. Me Ramën kriminelët hyjnë në parlament, me Ramen kriminelët u bënë deputetë, u bënë drejtorë, me Ramën kriminelët u bënë investitorë strategjik dhe kështu u krijua narko-shteti. Burimi i të gjitha aferave korruptive dhe mafioze ka një kokë, ka një emër dhe ai është Edi Rama, vetëm hetimi dhe arrestimi i narko-kryeministrit mund të godiste narko-shtetin që Shqiperia të shpetojë nga kthetrat e krimit të organizuar”, u shpreh Balliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit