Policia e Vlorës arrestoi një 63-vjeçar pasi ndezi zjarr në fshatin Mërtiraj për të pastruar barërat në kullotën e tij.
Si pasojë e erës zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe toke prej 10 hektarësh, 320 rrënjë ulliri dhe bimësi të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.