Ardit Dauti, një 28-vjeçar nga Tirana, është plagosur rëndë pasditen e sotme në pikën turistike “Syri i Kaltër” në Sarandë.
Dauti, gjatë një momenti të papërgjegjshëm, ka hedhur veten me kokë në ujërat e burimit, duke pësuar dëmtime të rëndësishme në kokë.
Fillimisht është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës, por për shkak të lëndimeve të rënda, është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Sipas mjekëve, 28-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.