Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur në një sipërfaqe të madhe, duke kërcënuar rëndë mjedisin e parkut.
Kryetari i Bashkisë, Pali Kolevski, raportoi se, përkundër përpjekjeve të rreth 100 punonjësve të shërbimeve zjarrfikëse, ushtrisë, shërbimit pyjor dhe banorëve, flakët janë shpërndarë me shpejtësi dhe kanë djegur më shumë se 900 hektarë.
Kolevski bëri thirrje për ndërhyrje nga ajri si masë të vetme për të frenuar përhapjen e zjarrit. Ai nënvizoi se mungesa e ndihmës ajrore gjatë katër ditëve të fundit ka përkeqësuar ndjeshëm situatën, duke e bërë të pamundur kontrollimin e zjarrit me mjetet e zakonshme.
Ndihma emergjente ajrore është e domosdoshme për të shmangur një katastrofë të mëtejshme në këtë park të rëndësishëm natyror.