Një zjarr shpërtheu mbrëmjen e sotme në fshatin Lapardha 1, Berat, duke djegur shkurre dhe mbeturina.
Zjarri, që dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm, filloi në kallamishtet dhe mbeturinat e fshatit, duke shkaktuar përhapjen e një ere të keqe në zonë.
Forcat zjarrfikëse, pas njoftimit, mbërritën në vendngjarje dhe arritën të lokalizojnë dhe fikën zjarin në një kohë të shkurtër. Ndërkohë, policia është angazhuar për të identifikuar dhe kapur autorët e këtij akti, i cili dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të zjarrvënies janë në vazhdim.