-sidi education-spot_img
34.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi me armë ndaj autobusit në Malishevë/ Prokuroria: Arrestohet autori!

Kryesoret

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar me inicialet S.M., lidhur me rastin e sulmit me kallashnikov ndaj një autobusi me udhëtarë në fshatin Pagarushë të Malishevës.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar me inicialet S.M. është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast”, thuhet më tej në njoftimin e Prokurorisë./ KS

Sulmohet me armë zjarri autobusi në Malishevë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit