Policia e Tiranës ka arrestuar Hajrullah Kanani, 21 vjeç, për shantazhimin e dy motrave të mitura në rrjetet sociale.
Kanani përdorte një adresë të falsifikuar për të kërcënuar dhe përndjekur vajzën dhe motrën e saj, e cila është 13 vjeçare. Pas denoncimit, autoritetet kanë gjetur dhe kthyer të miturën në familje.
Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka bërë me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.









