Policia e Kavajës ka arrestuar B. K., 62 vjeç, nga fshati Bago, dhe ka proceduar në gjendje të lirë N. M. nga fshati Lekaj, për zjarrvënie të qëllimshme.
Zjarret e ndezura nga të dyshuarit në fshatrat Bago dhe Lekaj kanë djegur 115 rrënjë ulliri dhe sipërfaqe toke.
Policia njofton se materialet janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme dhe apelon për ndihmën e qytetarëve në parandalimin e zjarrvënieve.