-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet 35-vjeçari në Vaun e Dejës pasi tentoi të vriste një person

Kryesoret

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia pas akuzave për tentativë vrasjeje. Vitor Kola, banues në fshatin Karmë, Vau i Dejës, u ndalua në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit” dhe është shpallur në kërkim kombëtar.

Kola akuzohet se më 25 prill 2024 ka qëlluar me pistoletë në drejtim të automjetit të një shtetasi tjetër, Gj. N., 39 vjeç, në Vaun e Dejës. Nga të shtënat u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit