Real Madridi fitoi Superkupën e Evropës me një rezultat 2-0 ndaj Atalantas në Varshavë.
Golin e parë e shënoi Federico Valverde, pas asistimit të Vinicius Junior, ndërsa Kylian Mbappe shënoi golin e dytë pas asistimit të Jude Bellingham.
Luka Modric, kapiteni i ekipit, u fut në lojë në minutën e 77-të dhe me këtë fitore, ai arriti të bëhet lojtari më i dekoruar në historinë e Real Madridit, duke grumbulluar 27 trofe.
Modric tani ka 5 Superkupa Evropiane, duke vendosur një rekord të ri në klub.