-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria shpërbleu medalistët/ Manastirliu: Keni ngritur lart flamurin e Shqipërisë

Kryesoret

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti sportistët dhe trajnerët e ekipit shqiptar në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Manastirliu shprehu falenderimet dhe mirënjohjen për rezultatin historik të dy mundësve Chermen Valiev dhe Islam Duadev, të cilët i siguruan Shqipërisë dy medalje të bronzta.

Ministrja tha se “kemi qenë të gjithë aty me mund dhe zemër. Faleminderit për arritjet tuaja dhe për faktin që keni ngritur lart flamurin e Shqipërisë”.

“Me buxhetin e vitit 2024, kemi mundësuar rritjen e buxhetit për 8 federatat për të mundësuar parapërgatitjen për lojërat olimpike. Sistemi i shpërblimeve mundëson edhe shpërblimet e dedikuara, për medalistët tanë. Do të kenë mbështetje specifike nga qeveria shqiptare dhe për tre trajnerët e tyre. Mbështetja për medalistët në të gjithë kampionatet që marrin pjesë është e dedikuar edhe për sportistin dhe trajnerin.”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Ajo i dhuroi Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizrenit një medalje për punën dhe kontributin e dhënë.

“Jeni një mik i mirë i sportit dhe kontributor edhe ju edhe federata që ka keni bërë krenar. Meritoni më shumë por besoj se kjo do të jetë në skedarin e arritjeve tuaja si një emblemë”, tha Manastirliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit