-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Gazmir Preçit/ Ministri i Brendshëm: Policët që hiqen si padronë do të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme u arrestua shefi i antidrogës Gazmir Preçi. Ministri i Brendshëm Ervin me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me arrestimin e tij.

Hoxha u shpreh se operacioni tregon se mesazhi është i qartë për ata punonjës policie që tentojnë të cënojnë besimin e qytetarëve.

“Operacioni i AMP-së, në bashkëpunim me SPAK, është mesazh i qartë për ata punonjës policie të cilitdo niveli qofshin, që do të tentojnë të cenojnë besimin e qytetarëve tek Policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtorë të ligjit, do të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor”, shkruan Ministri i Brendshëm.

Më tej ai thekson çdo qytetar dhe biznes të denoncojë raste të tilla sepse kështu mund të arrihet që të policia të jetë sa më profesionale dhe me integritet të lartë moral e ligjor.

“Mbështes dhe inkurajoj AMP-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe nxis dhe garantoj qytetarët dhe bizneset të denoncojnë raste të tilla, sepse vetëm bashkërisht arrijmë të realizojmë objektivin madhor, për të pasur një Polici sa më profesionale dhe me integritet të lartë moral e ligjor!”, shprehet Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit