Një aksident i rëndë ka ndodhur në Francë gjatë paradës ajrore të Patrullës së Francës, ku një avion privat ka rënë nga lartësia dhe është përplasur në det.
Fati i pilotit, i cili nuk është pjesë e ushtrisë, nuk është akoma i qartë, ndërsa kërkimet për të vazhdojnë. Video të publikuara në rrjete sociale tregojnë avionin, një Fouga Magister, duke rënë në det mes dhjetëra varkave.
Ky avion është përdorur nga forcat ajrore franceze nga viti 1964 deri në 1980.