Në një fjalim për mbështetësit e tij në ‘Rrugën e Shpresës’, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur mirënjohjen dhe mbështetje për protestuesit e Thumanës, të cilët janë përballur me dhëmb për dhëmb me policinë në mbrojtje të të drejtave të tyre.
Ai i ka cilësuar ata si simbol të qëndresës shqiptare ndaj regjimit të udhëhequr nga Edi Rama, që, sipas tij, është në aleancë me krimin dhe korrupsionin.
“Le tu çojmë ne sonte përshëndetjen më të përzemërt protestuesve guximtar të Thumanës, të cilët prej disa orësh përballen dhëmb për dhëmb me narko policinë në mbrojtje të të drejtave të tyre më themelore.
Ata janë ngritur kundër ndëshkimit të pashembull që binomi Rama-lubiBalluku ju bëri me 20 kilometrat e para autostradë që ka ndërtuar në 11 vite nga Fushë Kruja gjer në Vermosh dhe Valbonë.”, përfundoi Berisha.