Në Thumanë, qytetarët kanë nisur protestën e gjashtë, kërkesa e tyre kryesore është akses në autostradën Thumanë-Kashar.
Protestuesit, të cilët janë shumë në numër, janë të irrituar nga bllokimi i projektit dhe përdorimi i gazit lotsjellës dhe botës së ujit nga policia në protestat e mëparshme.
‘Këta madje të vrasin, po popullin shqiptar kurrë s’e mposhtin. Vriteni frikën ju para se t’ua marrë pushteti. Godasin në mënyrë provokative protestuesit. Të gjithë t’i bashkohen protestës’, u shpreh një protestues.
Deputetja Andia Ulliri ka theksuar se protestat janë të garantuara në Kushtetutë dhe ka kërkuar një përgjigje për përparimin e projektit të autostradës.