Në një takim me strukturat e partisë së tij në Pogradec, Ilir Meta e cilësoi SPAK-un si një “organizatë kriminale” dhe akuzoi kreun e saj, Altin Dumani, si mbrojtës të politikave të Edi Ramës. Ai tha se SPAK-u ka qenë “terrorist” dhe e kritikoi për veprimet e tij.
Meta gjithashtu riktheu akuzat për një përpjekje të mëparshme për të bllokuar llogaritë bankare të partisë së tij.
“Nuk ka sesi një shefe zyre, çfarë mund të ishte ajo zonja atje, i thotë personit të autorizuar të PL, t’i kërkojë të paraqitet vetë presidenti…”, tha ai.