Në Gjirokastër, policia ka arrestuar një 25-vjeçar, identifikuar me inicialet Dh.M., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij.
25-vjeçari u kap në flagrancë dhe është vënë në pranga për veprën penale të dhunës në familje.
Po ashtu, një tjetër rast është raportuar në të njëjtën qytet. 38- vjeçarja V.K., është proceduar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së saj. Të dyja rastet janë duke u hetuar dhe do të ndjekin procedurat ligjore të përcaktuara.