Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli një deklaratë për mediat tha se tenderi për landfillin e Sherishtes në Vlorë ishte i paracaktuar dhe se kontrata u nënshkrua dy muaj përpara se të shpallej fituesi.
“Ndërsa Qeveria Rama premton pa u lodhur prej 11 motesh zgjidhje të shpejtë për menaxhimin e mbetjeve urbane në Vlorë, si çdo vit edhe sivjet pak ditë më parë shtëllungat me tym të zi mbuluan qytetin bregdetar për disa ditë nga djegia masive e plehrave”, tha Vangjeli.
Më pas ajo u shpreh se premtimet janë një gjë dhe realiteti është gjë tjetër.
“Bashkia e Vlorës do duhej të depozitonte mbetjet në landfillin e ri të Sherishtës që në Tetor 2021. Por aktualisht landfilli në Shërshitë vijon të jetë jashtë funksioni; qytetarët dhe turistët u helmuan nga tymi ndërkohë qeveria është e paaftë të marrë përgjegjësi për të zgjidhur këtë situatë të krijuar përvit”, u shpreh Genta Vangjeli.
Ajo theksoi qeveria rama ka zgjedhur të mos i ppërgjigjet problemeve të qytetarëve sepse është e zënë me vjedhjet , korrupsionin e propagandën.