-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sarandë, shpallet në kërkim i riu pasi dhunoi policin për shkak të gjobës

Kryesoret

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin Lilo Mera, banues në Ksamil, pas një incidenti ku ai dhunoi një efektiv policie.

Ngjarja ndodhi dy orë më parë në Ksamil, kur Mera refuzoi të pranojë një gjobë nga dy efektivë të qarkullimit rrugor dhe në shenjë kundërshtimi i mori pajisjen elektronike të gjobave njërit prej tyre.

Pas këtij veprimi, Mera, së bashku me vëllain e tij, u përfshi në një konflikt fizik me dy efektivët, gjatë të cilit Lilo Mera goditi njërin prej tyre. Pas ngjarjes, ai dhe vëllai i tij u larguan nga vendi i ngjarjes me automjet.

Ndërkohë, policia ka nisur një operacion për kapjen e tyre, duke arritur të shoqërojë vëllain e Merës, ndërsa kërkimet për 28-vjeçarin vazhdojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit