Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën pas një vetëvrasjeje në banesën e tij.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën “Perlat Rexhepi”. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë akt tronditës.
Grupi hetimor është duke punuar për të kuptuar shkaqet që e shtynë të riun në këtë veprim ekstrem.