Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Jumakli, tha se të premten në Turqi kanë rënë 72 zjarre, prej të cilave 45 janë nën kontroll dhe vazhdon ndërhyrja në 27 lokacione.
Jumakli ka deklaruar se zjarri në Izmir është përhapur në zonat e banuara dhe se 17 shtëpi janë djegur, ndërsa 105 shtëpi dhe 44 kompani është dashur të evakuohen.
Ndërsa Ministria turke e Shëndetësisë njoftoi se deri më tani nga zjarret janë lënduar 78 persona.
Për shkak të nxehtësisë së madhe për tre ditët e ardhshme Turqia po përballet me rrezik të lartë të zjarreve në pyje, njoftuan shërbimet kompetente.