Ministria e Mbrojtjes lajmëroi se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 44 vatra zjarri, ku 34 janë shuar dhe 10 prej tyre janë akoma aktive dhe nën monitorim.
Vatrat aktive janë zjarri në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bollotekut dhe malin e Tërnovës në Bulqizë, të cilat janë larg qendrave të banuara.
Ndërsa për izpolimin dhe shuarjen e plotë të tyre janë angazhuar 275 forca zjarrfikëse, 219 forca ushtarake, 44 efektive nga policia e shtetit, 161 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 52 nga administrata e zonave të mbrojtura, 54 shërbimi pyjor, si dhe 98 vullnetarë.
Ndërkohë forcat ajrore me efektivët dhe mjetet janë në gatishmëri të plotë.