Alain Delon, legjenda e kinematografisë franceze dhe botërore, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare, njoftuan fëmijët e tij.
Me një karrierë të pasur me mbi 90 filma dhe bashkëpunime me regjisorët më të mëdhenj, Delon ka lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme.
Ai vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij në Douchy dhe familja kërkon respektimin e privatësisë gjatë këtij momenti të dhimbshëm.
Delon ishte i njohur për lidhjet e tij me personalitete të ndryshme dhe rolet legjendare në filma, duke përfshirë bashkëpunimet e tij të njohura me Romy Schneider dhe Dalidën.









