Ndonëse ka ndryshime mes tyre, sot influencuesit e rrjeteve sociale janë shumë të ngjashëm me sipërmarrësit. Kanë një markë, ofrojnë një shërbim, qarkullojnë para. Fitimet në Shqipëri janë të ndjeshme, jeta që reklamohet është ajo e ëndrrave, ndaj të gjithë duan të jenë…influencues! Nga 50 euro deri në 2000 euro për një foto, po hasim ende një “treg” të paorganizuar dhe shpesh, informal
Në një nga kafenetë më në zë të zonës së ish-Bllokut, një vajzë në të 20-at e saj takoi një grup mikeshash, u ul, pa nxitimthi në menu, porositi dhe menjëherë sa kamerieri rikthehet me porosinë, tentoi 5 herë të bënte videon që dëshironte.
Në fytyrat e mikeshave lexohej mërzitja e një rituali që siç duket, ndodhte shpesh dhe nuk i lejonte të konsumonin pijen e tyre në qetësi.(lexo KËTU për më shumë)