Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 53 vatra zjarri, ku 47 janë shuar dhe 6 prej tyre janë aktive.
Vatrat aktive janë në Bjeshkët e Bollotekut dhe mbi fshatin Tërnovë.
Në ndihmë kanë marr pjesë rreth 307 forca zjarrfikëse, 130 forca ushtarake, 58 efektive nga polica e shtetit, 155 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 55 nga administrata e zonave të mbrojtura, 32 shërbimi pyjor, dhe 151 vullnetarë.
Gjithashtu avioni Spartan nga Rumania ka ndihmuar në izolimin e vatrave problematike.