Një 30-vjeçar në Ksamil është proceduar pasi ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencë dhe nuk lëshonte kupona tatimorë.
Përveç kësaj, ai kishte punësuar punonjës të pasiguruar. Gjatë kontrollit, u sekuestruan 98,896 lekë, 368 euro, 26 paund dhe 2 laptopë.
Materialet u kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.