Kryetari i Sindikatës së Pavarur të sektorit privat, Jusuf Azemi, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurti për mungesën e mbështetjes ndaj sektorit privat pas ardhjes së tij në pushtet.
Azemi theksoi se gjatë kohës kur Kurti ishte në opozitë, ishin bashkëpunëtorë të mirë, por që pas fitores së VV-së, nuk ka pasur asnjë veprim të dukshëm për sektorin privat.
Ai e quajti të padrejtë dhënien e pagës së 13-të vetëm për sektorin publik, duke theksuar se kjo ka krijuar një ndjesi padrejtësie dhe demotivimi tek punëtorët e sektorit privat.
Azemi gjithashtu theksoi se ligjet për mbrojtjen e punëtorëve privat nuk po zbatohen siç duhet dhe përmendi rastet tragjike të vdekjeve në vendin e punës.
/5pyetjet.al









