Dy 19-vjeçarë janë arrestuar në Durrës për posedim të lëndës narkotike kokainë të ndarë në doza të gatshme për shitje.
Gjatë një operacioni të koduar “Last Dinner”, i zhvilluar në afërsi të Stacionit të Trenit, policia ka sekuestruar dhjetëra doza kokainë dhe automjetin që të rinjtë përdornin për shpërndarjen e drogës.
Arrestimi i dy të rinjve, identifikuar si G. D. dhe A. L., të dy nga Shënavlashi i Durrësit, është bërë në kuadër të operacionit “Tempulli”, i cili u organizua pas informacionit të siguruar nga inteligjenca policore.
Dy të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës për procedura të mëtejshme.