Ditën e djeshme një 19-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Velipojës pas manovrave të gabuar me Jet Ski. Ai u përplas me një Jet Ski tjetër me të cilën po lundronte vëllai i të dashurës së tij, 20 vjeçari Salvatore di Tella.
Të dy u dërguan në spitalin e Shkodrës por për shkak të plagëve të mara në kokë dhe në qafë 19-vjeçari italian Nicola Lorio humbi jetën.
Mediat italiane kanë publikuar foton e 19-vjeçarit Nicola Lorio.
Ndërkohë italiani tjetër është nën hetim dhe pritet që të dal të martën para gjyqtarit për tu njohur me masën e sigurisë.
19-vjeçari italian ndërron jetë pas përplasjes me Jet-Ski në Velipojë