Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Komunën e Parisit në Tiranë. Në afërsi të kompleksit “Kika”, Lorenc Kosta duke ecur në këmbë u plagos nga efektivi i policisë Erjon Goxhara.
Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen, ku policia ka gjetur në vendngjarje 6 gëzhoja.
Efektivi i policisë ka qenë në makinë dhe teksa e ka parë Lorenc Kostën duke ecur ka ndaluar dhe e ka qëlluar disa herë në këmbë.
Më pas ai i ka bërë foto të plagosurit, i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.
Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie pasi Goxharaj dyshonte për tradhti të partneres me Kostën. Partnerja e policit është konfirmuar si punonjëse e ERE.
Efektivi i policisë Erjon Goxhara ka qenë me një automjet tip “Mitsubishi” dhe i veshur me një bluzë të kuqe në momentin kur ka kryer atentatin dhe pas krimit është larguar me shpejtësi në drejtim të banesës së tij. më pas ai ka marrë një çantë me vete dhe dyshohet se është larguar drejt Dajtit.