Ditën e sotme në orën 19:30 nga sheshi Skënderbej deri te Kryeministria do të zhvillohet protesta për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.
Një javë më parë 42-vjeçari Egli Proga u dhunua për vdekje nga Denis Meçe, i cili ndodhet në burg.
Policia ka marrë disa masa për protestën e sotme duke bllokuar qarkullimin e makinave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga Gjykata e Lartë deri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjithashtu lajmëron qytetarët që deri në përfundimin e protestës të përdorin rrugët alternative “Ibrahim Rugova” dhe “Papa Gjon Pali” dhe disa të tjera.