Në sheshin Skënderbej po mbahet marshim-protesta për vrasjen që ndodhi disa ditë më parë në Pogradec.
Motra e Egli Progës tha që ai u vra nga katër kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
“Ai u qëllua nga 4 barbarë. Njëri prej tyre u dorëzua në formë të kontrolluar, të tjerët kanë 9 ditë që pinë raki. Kjo është drejtësia? Prokurorja që la barbarët të pinë raki u hoq nga çështja pas kërkesës sime. Horri që ka marrë përsipër vrasjen është organizuar që ta marrë ai që të shpëtojnë të tjerët”, u shpreh motra e Eglit.
Më pas ajo tha që një nga vrasësit e vëllait të saj pasi fjeti gjumë thirri avokatin për tu dorëzuar.
“Ky maskara tha se Egli vdiq vetë, nuk e preku me dorë. Policia e pa për 30 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën me dorë. Maskarai që e vrau e pa dhe nuk e ndihmoi. Ai ka emër, Leonidha Guçe”, u shpreh ajo.