Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, pati një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.
Gjatë bisedës, VanHorn e përgëzoi Spiropalin për zgjedhjen në postin e Kryetares së Kuvendit dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në mbështetje të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.
Nga ana e saj, Spiropali e përshëndeti VanHorn për misionin në Shqipëri dhe diskutoi prioritetet e Kuvendit, duke theksuar përkushtimin për të udhëhequr me transparencë dhe bashkëpunim me të gjitha grupet parlamentare.
Biseda përfshiu gjithashtu temën e partneritetit strategjik, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, reformën në drejtësi dhe përparimin në procesin e anëtarësimit në BE.