Xhovana Nikolli, e dashura e Amarildo Nikolli (i njohur si Xhanej), i cili është i burgosur dhe akuzohet si vrasës me pagesë, ka shpërndarë një video në të cilën akuzon Nuredin Dumanin për kërcënime. Nikolli ka publikuar disa mesazhe kërcënuese që pretendohet se janë dërguar nga Nuredin Dumani, një i penduar i drejtësisë.
Në një postim në rrjetin social “TikTok”, Xhovana ka ndarë një mesazh zanor që sipas saj është nga Nuredin Dumani, ku dëgjohet ai duke ofenduar dhe kërcënuar:
Do t’iu sh***** r***, o motërq***”, dëgjohet të thotë Dumani ndër të tjera, teksa e motra e Giovannës, Alda Nikolli, ia kthen: Çfarë do bësh ti, çfarë?
Ky zhvillim vjen pas një shpërthimi me tritol në banesën e Xhovanës dhe motrës së saj në Elbasan, ku një 26-vjeçar, Enea Themollari, u plagos rëndë. Xhovana ka akuzuar publikisht Nuredin Dumanin për vendosjen e tritolit në apartament, duke e lidhur atë me rivalitetin e tij me partnerin e saj, Amarildo Nikolli.
SPAK është duke hetuar këtë ngjarje dhe dosjen e Nuredin Dumanit, pasi motrat Nikolli kanë bërë akuza të drejtpërdrejta ndaj tij.