-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet një tjetër person për vrasjen e dyfishtë në Velipojë

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka arrestuar Marjo Palin në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit në Velipojë.

Pali është dyshuar si bashkëpunëtor në krimin ku humbën jetën Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, pas të shtënave me armë zjarri nga dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli.

Ngjarja ka lidhje me një konflikt të mëparshëm që ndodhi më 28 qershor, i cili kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të hotelit dhe pronarëve të tij. Në atë kohë, Ersild Ishmi kishte diskutuar me pronarët për shkak të lidhjeve miqësore dhe ishte arrestuar, më pas liruar me masën arrest shtëpie.

Më pas, mbrëmjen e 19 gushtit, Ishmi dhe Hoxha u qëlluan me armë zjarri, ndërsa Zyber Zagradi, i plagosur në këmbë, është jashtë rrezikut për jetën.

Masakra në Velipojë/ Plumbat e dy vëllezërve nuk kursyen as kamarierin e lokalit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit