Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha fjalën e tij në tubim e nisi me përshëndetje për banorët që protestuan në Thumanë.
Berisha u shpreh se vazhdon beteja kundër 80 mijë banorëve duke i privuar nga rruga e ndërtuar mbi tokën e tyre.
“Beteja në emër të 500 mijë shqiptarëve, më të varfrit e Shqipërisë, më të varfrit e Europës, që në një akt madhor antikushtetues, në një akt urrejtje raciste antishqiptare të Edi Ramës, u vë taksën e ardhjes në Tiranë, ndërkohë që qytetarët e të gjitha zonave të tjera të vendit me të ardhura dy dhe tre herë më të mëdha se ato të veriut, nuk paguajnë asnjë qindarkë për të ardhur në kryeqytetin e tyre”, u shpreh Berisha.
Më tej ai fajësoi Edi Ramën duke thënë se ai urren me një urrejtje të trashëguar veriun dhe banorët e saj.
Berisha tha se Edi Rama duhet ta heqë nga mendja fitoren ndaj kësaj beteje, pasi ajo betejë do të jetë në të cilën do të mjerohet regjimi.