Mathew James Werts, i cili punonte si mësues te ‘Albanian College’ në Tiranë ka kryer një akt tragjik duke vrarë gruan e tij Saragih Indah Lilis Sartika nga Indonezia, si dhe dy qentë e tyre. Më pas ai ka vrarë edhe veten e tij.
Mësuesi amerikan ishte pushuar nag puna në SHBA pasi ishte i alkoolizuar. Më pas ai u kthye në Shqipëri ku gjeti strehë dhe punësim në shkollën “Albanian College Tirana”.
Werts jepte lëndën e anglishtes dhe filozofisë.
Çifti kishte jetuar në Tiranë për vite me radhë por 48-vjeçarja ishte mbajtur nën një izolim të rreptë nga bashkëshorti i saj Werts.








