Elmando Gjini do të vazhdojë karrierën e tij në Kosovë me ekipin e Ballkanit, një klub që ka arritur suksese të mëdha në vitet e fundit, duke përfshirë tituj kampionë dhe kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Mbrojtësi 22-vjeçar, i cili ka qenë në Teutën që nga janari i këtij viti, do të bashkohet me ekipin e trajnerit Ilir Daja.
Përfitimi financiar për Teutën nga ky transferim është 120 mijë euro, ndërsa klubi durrsak do të mbajë gjithashtu 15% të vlerës së kartonit të Gjinit.
Lajmi për transferimin e Gjinit te Ballkani është konfirmuar dhe zyrtarizmi pritet të ndodhë shumë shpejt. Lojtari ka udhëtuar drejt Kosovës, ndërsa Ballkani po përballet me Gjilanin në kampionat.