Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tokio për një vizitë zyrtare, ku rrugët kryesore janë të zbukuruara me flamuj shqiptarë dhe japonezë.
Vizita ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, diplomatik dhe kulturor mes Shqipërisë dhe Japonisë.
Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministren japoneze Sanae Takaichi dhe do të marrë pjesë në një panel në Universitetin e Kombeve të Bashkuara mbi integrimin europian të Shqipërisë dhe rolin e të rinjve në zhvillimin e qëndrueshëm.









