-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Shqiptarët nuk po ikin vetëm nga varfëria, por nga padrejtësia

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë shqiptare për ndërtimin e një modeli ekonomik që favorizon oligarkët dhe monopole të fuqishme, duke penalizuar qytetarët e zakonshëm dhe shtresën e mesme.

Sipas saj, politika fiskale dhe prokurimet publike kanë krijuar një sistem ku pakica përfiton ndërsa shumica përballet me taksa të fshehura dhe çmime të larta.

“Katërmbëdhjetë vite më parë, socialistët premtonin barazi dhe drejtësi sociale, por sot Shqipëria është më e shtrenjtë për qytetarët, më e padrejtë për klasën e mesme dhe më e përqendruar në duart e pakicës. Qytetarët përballen me çmime të larta për ushqimet bazë, energjinë, qiratë dhe kreditë, ndërsa oligarkët përfitojnë trajtim preferencial. Taksa të fshehura, mungesa e konkurrencës dhe monopole e oligopole të pakta kanë bërë që shumica të paguajë më shumë, ndërsa pakica të fitojë. Shqiptarët nuk largohen vetëm për shkak të varfërisë, por për shkak të padrejtësisë dhe mungesës së shpresës për një jetë të denjë në vendin e tyre.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit