-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dënuar përjetë, Dritan Dajti kërkon lirimin/Avokatët: Po mbahet në burg në mënyrë të paligjshme

Kryesoret

Dritan Dajti, i dënuar përjetë për vrasjen e katër policëve në gusht 2009, ka depozituar një kërkesë të re për lirimin nga burgu në Gjykatën e Elbasanit.

Ai pretendon se ka përfunduar dënimin me 25 vjet burg, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit që pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, por që më pas u rrëzua nga Gjykata e Lartë, e cila e dënoi me burgim të përjetshëm.

Avokatët e Dajtit kanë argumentuar se ai po mbahet në burg në mënyrë të paligjshme, pasi nuk ka një urdhër ekzekutimi të Prokurorisë për vendimin e burgimit të përjetshëm të lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë.

Ata kanë kërkuar që ai të lirohet, duke theksuar se nuk është marrë një urdhër i nevojshëm për të ekzekutuar dënimin e përjetshëm. Ndërkohë, IEVP Peqin i është drejtuar SPAK për të marrë urdhër ekzekutimi nga Gjykata e Lartë, që më pas e ngarkoi Prokurorinë e Elbasanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit