Kylian Mbappe ka ndërmarrë veprime ligjore kundër ish-klubit të tij Paris Saint-Germain.
Mbappe u largua nga PSG dhe kaloi te Real Madrid, por është përfshirë në një mosmarrëveshje me klubin e tij të vjetër mbi ato që ai beson se janë pagat e papaguara dhe bonuset e besnikërisë nga koha e tij në kryeqytetin francez.
Ai thotë që nuk është paguar për tre muajt e fundit të karrierës së tij te PSG, ndërsa këmbëngul se nuk ka marrë ende pjesë të bonusve në kontratën e tij.
Mediat në Francë raportojnë se nëse PSG shpallet fajtore jo vetëm që duhet t’i paguajë 55 milionë eurot Mbappes, por gjithashtu do të rrezikojë të përjashtohet nga Liga e Kampionëve.