Policia Rrugore apelon drejtuesit e automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave që të kenë kujdes për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe rritjes së ndjeshme të trafikut.
Gjithashtu apelon drejtuesit e mjeteve që të shikojnë lëvizjen e këmbësorëve nga njëri krah në tjetrin pasi janë një rrezik në përfshirjen e aksidenteve.
Policia Rrugore thotë që të gjithë strukturat janë të pranishme në të gjithë vendin për të parandaluar dhe rregulluar trafikun si dhe për të ndëshkuar të gjithë shkelësit e qarkullimit rrugor.
“Gjithashtu, të gjitha shërbimet e tjera të Policisë, përfshirë Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme Shqiponja, janë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë shërbimeve të Policisë Rrugore për menaxhimin e trafikut të rënduar, si dhe për përdoruesit e rrugës në rast nevoje si pasojë e motit të keq”, thuhet në njoftim.