-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Shkup/ Vritet një person, qëllohet edhe drejt policisë

Kryesoret

Në orët e para të ditës një vrasje ka ndodhur në qendrën Mavrovasja në Shkup, ku një plumb e ka lënë të shtrirë në tokë Vasil Eftimov. Ai ishte menaxher i i firmës Mitel Mont, për shitje me shumicë të materialeve për ujësjellës e kanalizime.

Vasil Eftimov ka qenë me makinën e tij të firmës ku një person i është afruar dhe e ka plagosur. Sipas dëshmitarëve okularë autori ka hapur me shpejtësi bagazhin e makinës së viktimës ka marrë një laptop dhe është larguar.

Policia menjëherë ka marrë masa duke bllokuar një pjesë të zonës së qytetit dhe ka kontrolluar disa banesa dhe automjete, ku përfshiheshin forca speciale të policisë, helikopterë dhe dronë. Sipas policisë dy persona u arrestuan ndërsa një tjetër është në arrati.

“Në zonën e komunës së Çairit, është vërejtur një veturë e udhëtarëve, e cila ka tentuar të largohet, ndërsa personat nga automjeti kanë bërë rezistencë me përdorimin e armëve të zjarrit. Punonjësit e policisë janë kundërpërgjigjur, pas së cilës një person është privuar nga liria. Gjatë masave të mëtejshme është privuar nga liria edhe një person, ndërsa policia e di edhe identitetin e të dyshuarit të tretë i cili ndodhet në arrati dhe për të cilin po merren masa për gjetjen e tij”, thuhet në raportin e Policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit