Një shqiptar u arrestua nga policia spanjolle, pas dyshimeve se kishte plagosur një person me thikë në lagjen Eixample të Barcelonës.
Ngjarja ndodhi në rrugën Entença, përballë një klubi nate, në orën 23:00 të së hënës.
Sipas raportimeve, shqiptari përdori një thikë të madhe për të goditur viktimën në këmbë, ndërsa ky i fundit kishte parkuar makinën me dritaret e hapura. Policia, e njoftuar në orën 23:08, mbërriti shpejt në vendngjarje dhe gjeti viktimën me lëndime të lehta.
Pas kontrollit të zonës, agjentët arritën të arrestonin sulmuesin, i cili tani përballet me akuzën e plagosjes.