Prokuroria e Durrësit dhe Elbasanit nisin hetimet për rastin e dy anijeve me mbi 800 tonë mbetje toksike për të zbuluar enigmën se si u transportuan. Dy raste të bllokuara në Kinë dhe në Tajlandë kanë shkaktuar reagime të shumta.
Qindra ton mbetje industriale janë nisur drejt Shqipërisë, pasi përpjekja për t’i futur fshehurazi në Tajlandë ka dështuar. Sinjali i parë për transportin e mbetjeve të dëmshme drejt Tajlandës e dha Basel Action Network (Rrjeti i ndërveprimit të Baselit) një organizatë me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë akuzoi kompaninë Kurum që operon në Elbasan, por turqit e mohuan. Prokuroria po heton rastin.
Ndërkohë që në rastin e dytë janë 115 kontenierë të tjerë që kanë dalë nga Porti i Durrësit dhe janë braktisur në Kinë. Dogana shqiptare deklaroi se rasti është tranzit nga Kosova.
Rrjeti i Baselit kërkon që edhe 115 kontenierët e bllokuar në Kinë të kthehen menjëherë në Shqipëri, ashtu siç po veprohet me 100 kontenierët e parë. Por si dolën? Pritet përgjigja e prokurorisë.
PD: 800 tonë mbetje të rrezikshme janë vetëm maja e ajsbergut